Jepet fjala përfundimtare në rastin e të akuzuarit për sulm ndaj personit zyrtar

HZ
Author

Raporton: Genta PAJAZITI

Prill 8, 2021

Viti–Të enjten, në Gjykatën Themelore në Gjilan, dega në Viti, është dhënë fjala përfundimtare ku për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar, gjatë kryrjes së detyrës zyrtare”, po akuzohet Hasan Zeneli.

Prokurori, Halim Borovci gjatë elaborimit të fjalës përfundimtare të përgatitur me shkrim ka deklaruar se, pas administrimit të provave, dëgjimit të dëmtuarit dhe dëshmitarëve është vërtetuar së i akuzuari Zeneli kryer veprën penale me të cilën ngarkohet, e i njëjti i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpall fajtor dhe ta dënoi sipas ligjit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kurse i akuzuari Hasan Zeneli, në fjalën e tij përfundimtare ka deklaruar se kërkon nga gjykata që ta liroj nga përgjegjësia penale.

“Kërkoj nga gjykata që të me liroj nga aktakuza, ngase nuk e konisderoj veten se jam fajtor për kryerjen e kësaj vepre penale, këtë e kanë dëshmu të gjithë dëshmitarët  të cilët kanë qenë prezent në këtë gjykatë e të cilët kanë deklaru se vetëm jemi fjalosur”, ka deklaruar i akuzuari Hasani.

Pas dhënies së fjalës përfundimtare, gjykatësi Nexhat Aliu, konstatoi se seanca e shqyrtimit gjyqësor ka përfunduar, kurse shpallja e aktgjykimit do të bëhet brenda afatit ligjorë.

Ndryshe Prokuroria Themelore në Gjilan, më 19 maj 2015, ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Hasan Zeneli, i cili akuzohet se më 20 prill 2015, rreth orës 09:00, në fshatin Shushë, i pandehuri e ka sulmuar personin zyrtarë Hyzri Halabaku- punëtor i KEDS-it, në atë mënyrë që për deri sa i dëmtuari me dy kolegët e tij, sipas urdhëresës që kanë pasur për të shkuar tek restoranti i të pandehurit për të bërë shkyçjen e rrymës, i dëmtuari Hyzri, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme nuk ka shkuar por ka qëndruar rreth 3 km larg restorantit dhe në momentin kur i pandehuri ka arritur me veturën e tij aty ku ka qenë i dëmtuari, në shenjë revolte e ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin Hyzri, duke e goditur me grusht në fytyrë dhe rrëzuar për tokë.

Në aktakuzë thuhet se pastaj e merr edhe një shkop me të cilin e godet të njëjtin disa herë nëpër pjesë të ndryshme të trupit, pas goditjeve i dëmtuari arrin të ngritët në këmbë, dhe ik në drejtim të fshatit Kabash, por i dyshuari vazhdon  ta ndjek të njëjtin me veturën e tij në drejtim të objektit të KEDS-it, në Viti, ku edhe aty tenton ta sulmon, me ç’rast të dëmtuarit i shkakton dëmtime të lehta trupore sipas ekspertizës mjeko-ligjore, me reference të datës 30 prill 2015, të lëshuar nga ZYRA Shërbyese “Heni medica”, ¼ Gjilan.

Më këtë, Hasan Zeneli akuzohet se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar, gjatë kryrjes së detyrës zyrtare”, nga neni 410, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). /BetimipërDrejtësi