JEPEN FJALËT PËRUNDIMTARE NË RASTIN E MENAXHERIT TEKNIK NË UBT, FATMIR HAJRIZI

Raporton : Adem KRASNIQI

Prishtinë –Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën, u dha fjala përfundimare në rastin e të akuzuarit Fatmir Hajrizit, menaxher teknik në Kolegjin Universitar për Biznes dhe Teknologji. Në seancën e udhëhequr nga kryetarja e trupit gjykues Afërdita Bytyqi, prokurori i rastit Hivzi Bajraktari, në fjalën e tij përfundimtare e rilexoi aktakuzën.

“Në bazë të hetime të zhvilluara nga ana e prokurorisë dhe në bazë të deklaratave të dëshmitarëve, i akuzuari Fatmir Hajrizi është fajtor për veprën penale shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit, dhe i njëjti duhet të shpallet fajtor nga gjykata. Ndaj të akuzuarit gjykata duhet të ketë parasysh rrethanat lehtësuese dhe rënduese të parapara me ligj”, tha prokurori Bajraktari.

E pranishme në seacë ishte edhe e dëmtuara Egzona Salihu, e cila e mbështeti fjalën përfundimtare të prokurit Bajraktari. “Kërkojë nga gjykata që të ketë parasysh se unë jam dëmtuar me 500 euro dhe gati qe katër vite jam pa diplomë dhe pa punë “ tha Salihu.

Avokati mbrojtës i të akuzuarit Fatmir Hajrizi, Ekrem Agushi, në fjalën e tij përfundimtare tha se nuk është vërtetuar gjendja faktike përtej dyshimit të bazuar, se klienti im e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet. “Nga Egzona Salihu, tani e dëmtuar, është pohuar në seancat paraprake, se kur e ka bërë pagesën prej 500 eurove, klienti im i ka lëshuar fletëpagesë për shumën e bërë. Gjithashtu është vërtetuar se pasi që Egzona e ka bërë pagesën, i është mundësuar hyrja në provime gjatë vitit 2012. Klienti im është larguar nga puna në vitin 2013 nga rektori Edmond Hajrizi. Të gjitha pasojat që i janë shaktuar tani të dëmtuares Egzona Salihut, i bart universiteti UBT”. Ai tha se klienti i tij nuk ka pasur për qëllim të përfitimit pasuror për vete, sepse me ato 500 euro të pagesës së bërë nga e dëmtuara Salihu, ka blerë material për një ekspozitë të arkitekturës, e cila ishte mbajtur në kuadër të kolegjit UBT, në vitin 2012” ,  tha avokati Agushi.

I akuzuari Hajrizi, akuzohet se me qëllim që vetit t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, me fshehjen e fakteve, e sjellë në lajthim të dëmtuarën Egzona Salihu, nga e cila ka pranuar pagesën e një pjese të semestrit në shumën prej 500 eurove dhe i ka lëshuar dëftesën, mirëpo të hollat nuk i ka dorëzuar në zyrën e financave apo në xhirollogarinë e UBT-së. Pas verifikimit në data bazën e UBT-së, është vërtetuar se nuk figuron pagesa e bërë nga e dëmtuara Egzona Salihu, dhe si pasojë e kësaj të njëjtës i është ndaluar vazhdimi i studimeve.

Trupi gjykues mori aktvendim që seanca e radhës të mbahet më 25 mars 2016, në ora 9:00, ku edhe do të bëhet shpallja e aktgjykimit.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë