JEPEN FJALËT PËRFUNDIMTARE PËR DY POLICËT E AKUZUAR PËR RYSHFET, AKTGJYKIMI SHPALLET MË 7 MARS

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Në Gjykatën Themelore në Gjilan, të enjtën, ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj dy zyrtarëve të Policisë së Kosovës, Fadil Rashiti dhe Habibe Dushica, të cilët akuzohen për marrje të ryshshfetit.

Në këtë seancë, prokurori Isuf Sadiku, ka lexuar aktakuzën e ngritur më 31 maj 2012, sipas së cilës, dy pjesëtarët e policisë, akuzohen për 6 vepra penale për marje të ryshfetit.

Të akuzuarit Fadil Rashiti dhe Habibe Dushica para trupit gjykues deklaruan se nuk e pranojnë fajësinë.

Tutje, ka vazhduar procesi gjyqësor me marrjen ne pyetje të të akuzuarit Fadil Rashiti nga avokati Shemsedin Piraj. Në përgjigjet e tij, i akuzuari Rashiti tha se nuk është e vërtet se ai e ka kryer këtë vepër penale. “Sa e kujtoj unë, këtu në gjykatë vetë ka deklaruar Shkodran Hyseni se nuk më ka dhënë të holla, i njëjti ka deklaruar se para rastit unë e kam njohur të dëmtuarin Shkodran Hyseni sepse i njëjti ishte nga fshati Zheger, dhe i njëjti gjithmonë ka vozitur automjetin pa patent shofer, i cili në atë kohë ka qenë i ri dhe disa herë e kanë ndëshkuar me gjobë me kundërvajtje, dhe i njëjti sa herë është ndaluar nga ana ime asnjëherë nuk më ka ofruar të holla apo diçka tjetër”, tha i akuzuari Rashiti.

I akuzuari tha se këtë rast e kishte paraqitur Selim Halimi, i cili në atë kohë kishte qenë rreshter i Policisë së Kosovës dhe nuk e din ka i kanë shkuar këto informata që e kishte paraqitur rastin në polici.”Bashkë me kolegen time Habibe Dushica gjatë muajit gusht të vitit 2009 më kujtohet se e kemi ndaluar të dëmtuarin Shkodran Hyseni, dhe të njëjtit ja kemi kërkuar dokumentat e veturës. Meqenëse i njëjti nuk kishte patent shofer unë e drejtova te kolegja ime Habibja, e cila ishte mbrenda automjetit zyrtar. Nuk është e vërtet se unë dhe kolegja ime Habibja të kemi kërkuar nga Shkodran Hyseni ndonjë dark apo të holla”, tha Rashiti.

Sa i përket pikës II të dispozitivit të aktakuzës, i akuzuari tha se me Sokol Hamitin është tentuar të manipulohet sepse emri i vërtet i tij është Sokol Goqi, dhe sipas tij, ai është kushëri i afërt i tij dhe se emri i tij është zbuluar në gjykatë, duke shtuar se nuk është e vërtetë që atij i ka paguar darkë në kafiterin Anesa në fshatin Zhegër.

I akuzuari ka mohuar se në vitin 2009, ai dhe kolegia police e bashkëakuzuara Habibja nuk e kemi ndaluar Sokol Goqin dhe se kishin kërkuar nga ai drekë në restorantin Anex.

Tutje, i akuzuari tha se me sa i kujtohet Sabit Bajramin e kanë ndaluar dhe i njëjti kishte pas dru të thata në kamion, për të cilat nuk kishte pasur nevoj që të posedonte leje për bartje dhe të njëjtit ia kishte kthyer dokumentet dhe e kishte liruar. Tha se Sabit Bajrami nuk i ka ofruar të holla dhe se i njëjti i kishte pasur dokumentat në rregull.

Sa i përket aktakuzës për një rastin tjetër, i akuzuari Rashiti, tha se është e vërtetë se më 28 tetor 2009, rreth orës 24 bashkë me kolegen e tij Habiben, në hyrje të rrugës të fshatit Selisht e kishin vërejtur një veturë të ndaluar dhe të njëjtit kishin dyshuar në te. “E di se Sherif Maloku ja ka dhënë 10 euro koleges time Habibes dhe pasi e kam vërejtur se kolegia ime i ka marr parat unë kam shku dhe ia kam kthy të njëjtit ato para”, tha i akuzuari.

Tutje është marrë në pyetje e akuzuara Habibe Dushica, e cila është përgjigjur në pyetjet e avokatit të saj, Masar Morina. E akuzuara nuk e ka pranuar asnjë vepër penale të përshkruar në dispozitivat e aktakuzës. Ajo tha se asnjëherë nuk ka ndodhur që ajo dhe kolegu i saj Fadil Rashiti, derisa kanë qenë në ndërrim t’i kenë marrë para ose ushqim nga palët sikurse përshkruhet në aktakuzë. E akuzuara tha se e din arsyjen se pse të dëmtuarit si në aktakuzë e kanë denoncuar atë dhe Fadilin, pasi sipas saj, at akanë qenë pengesë për kryerjen e veprave penale nga të njëjtit .

E akuzuara Dushica e ka mohuar se i dëmtuari Sherif Maloku ia kishte dhënë asaj 10 euro dhe se të njëjtat ia kishte kthyer të dëmtuarit polici Rashiti.

Në fund të seancën, prokurori ia ka dorëzuar fjalën përfundimtare gjykatës në formë të shkruar. Njëjtë e ka dorëzuar fjalën përfundimtare në formë të shkruar edhe avokati Shemsedin Piraj, mbrojtësi i të akuzuarit Rashiti.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarës Habibe Dushica, avokati Masar Morina në fjalën përfundimtare i ka propozuar trupit gjykues që të bie një aktgjykim lirues dhe që e mbrojtura e tij të lirohet pë të gjitha veprat penale që vien në barrë.

Shpallja e aktgjykimit në këtë proces gjyqësor, do të bëhet më 7 mars 2016, në orën 15:00.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë