“Iustitia” – Llogaridhënia për kontratën e dyshimtë 8.4 milionë euro për Ushtrinë

Në episodin e radhës të emisionit “Iustitia” ndiqeni se pse Ministria e Mbrojtjes dhe Paneli i Organit Shqyrtues të Prokurimit kanë heshtur para dyshimeve të ngritura për falsifikime nga Beni Dona Plast për ta fituar tenderin 9 milionë euro të Ushtrisë së Kosovës? Si ka mundësi që prokurorja Merrushe Llugiqi të mbyllë rastin për falsifikim me shënim zyrtar me arsyetimin se lënda po trajtohet nga OShP? Pse është riinicuar ky rast për tu hetuar? Pse heshtin përgjegjësit dhe çfarë thonë hulumtuesit e prokurimit publik dhe ekspertët e fushës penale? Për të gjitha këto dhe më shumë, ndiqeni emisionin “Iustitia” në Radio Evropa e Lirë, Betimi për Drejtësi, si dhe në RTV21.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë