“Iustitia” – Dyshimet për falsifikime për kontratën 8.4 milionë euro për Ushtrinë

Në episodin e radhës të emisionit “Iustitia” flasim për ping pongun e luajtur ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Organit Shqyrtues të Prokurimit për ta fituar kompania Beni Dona Plast kontratën rreth 9 milionë euro për furnizim me ushqim të Ushtrisë së Kosovës? A është fituar kjo kjo kontratë përmes falsifikimit të ISO certifikatave nga Beni Dona Plast? Pse Ministria e Mbrojtjes dhe OSHP-ja nuk i kanë verifikuar akuzat për falsifikime? Pse kjo lëndë nuk ishte hetuar nga Prokuroria me arsyetimin se ajo po trajtohet në OSHP? Si u aktivizua Prokuroria pas hulumtimit të kësaj lënde nga emisioni “Iustitia”? Çfarë thonë të gjithë akterët e përfshirë në këtë temë? Çfarë thonë të gjithë akterët e përfshirë për kontratën 9 milionë euro, ndiqeni episodin e radhës të emisionit “Iustitia” të premten më 2 korrik 2021 në Radio Evropa e Lirë, Betimi për Drejtësi, si dhe në RTV21.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë