“Iustitia” – Drejtësia selektive në gjykimin e rasteve të korrupsionit

Në emisionin ‘Iustitia’ flasim për atë se si të fuqishmit, nën petkun e pushtetit, edhe pse akuzohen për korrupsion, arrijnë që përmes vendimeve të kundërligjshme gjyqësore, të lirohen përfundimisht.

Cilat janë rastet e mëdha të aktakuzave për korrupsion, ku gjykatësit kanë shkelur ligjin për të liruar të akuzuarit për korrupsion?

Se si janë konstatuar këto vendime gjyqësore si të kundërligjshme nga Gjykata Supreme dhe pse të akuzuarit e liruar për korrupsion mbesin të paprekshëm për këto akuza, ndiqeni episodin e radhës të emisionit “Iusticia” të premten më 18 qershor në Radio Evropa e Lirë, Betimi për Drejtësi, si dhe në RTV21.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë