“Iustitia” – Amnistia e korrupsionit përmes vjetërsimit të lëndëve

Në këtë episode të emisionit ‘Iustitia’ flasim për atë se si ndodh amnistimi i zyrtarëve të akuzuar për korrupsion përmes vjetërsimit të lëndëve. Vetëm në tri vjetët e fundit, veprat penale të korrupsionit janë parashkruar në 16 raste të mëdha të korrupsionit, ku zyrtarët e akuzuar u amnistuan. Përgjegjësinë për dështimet në rastet e korrupsionit, institucionet e drejtësisë ia hedhin njëra-tjetrës. Monitoruesit e sistemit të drejtësisë vlerësojnë se mekanizmat e llogaridhënies dhe vlerësimit të performancës kanë dështuar të mbajnë përgjegjës gjykatësit dhe prokurorët. Emisionin ‘Iustitia’ ua sjell Radio Evropa e Lirë dhe Betimi për Drejtësi. Na ndiqni në Radio Evropa e Lire, Betimi për Drejtësi, si dhe në RTV21, të premteve prej orës 22:30.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë