Iustitia – Amnistia e korrupsionit përmes mungesës së kontrollit gjyqësor

Një numër i madh i rasteve të korrupsionit të raportuara në polici apo prokurori, mbyllen në fazën parapenale apo fazën e hetimit penal, pa kontroll gjyqësor dhe pa të drejtën e palëve për tu ankuar ndaj mbylljes së rasteve.
Një ndër rastet më reprezentative, i cili dëshmon pasojat e mëdha të mungesës së kontrollit gjyqësor, është rasti i qytetarëve nga komuniteti rom, të cilët kanë ofruar mal provash për përvetësim të pronës së tyre përmes falsifikimeve, por rasti është mbyllur nga prokurorët pa të drejtë ankese.
Se si amnistohen rastet e korrupsionit në mungesë të kontrollit gjyqësor, sidomos ato të profilit të lartë të korrupsionit, ndiqeni emisionin “Iustitia” në Radio Evropa e Lirë, Betimi për Drejtësi, si dhe në RTV21.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë