ISMAJL IMERI DËNOHET ME BURGIM ME KUSHT DHE 500 EURO GJOBË PËR SHITJE TË  NARKOTIKËVE

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Isamajl Imeri i akuzuar për veprën penale “blerje,posedim,shpërndarje dhe shitjen e pautorizuar të narkotikëve“ u dënua me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 18 muajve dhe me gjobë në shumë prej 500euro, si dhe dënim plotësues konfiskimi i mariuhanës. Në këtë shqyrtim gjyqësor para shpalljes së aktgjykimit dha dëshminë Argjend Berisha zyrtar policor.Shpallja e aktgjykimit ndaj Imerit  u bë nga gjyqtari Agim Ademi të hënën  në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Dëshmitari Argjend Berisha, në këtë shqyrtim gjyqësor deklaroi se lidhur me rastin konkret në kazino ai personalisht nuk ka qenë, por e dinë se ka qenë një aksion për kontrollimin e këtyre lokaleve, dhe lidhur me rastin konkret gjatë kontrollimit tek një person janë gjetur tri kese me substance narkotike, por emri i ati personi nuk i kujtohet. Ai tha se dyshimi se kjo substancë ka qenë për shitje ishte bazuar në atë se ka qenë e dozuar në copa të ndryshme e jo e gjitha me një kese. Në bazë të informacionev që posedon, personi me nofkën ”Kusha” është i dyshuar për këto vepra .

Pas dëshmisë së dëshmitarit i akuzuari dha mbrojtjen e tij,ku deklaroi se nuk i kujtohet mirë rasti konkret sepse në atë kohë ka qenë konsumues i rregullt  i substances narkotike të llojit “marihuan”. Ai tha se në rastin konkret i ka pas tri kese të substancave narkotike dhe se këto kese i ishin gjetur në kazino, pas kontrollit nga ana e policisë. Ai tha se në kohën kur ka përdorur substanca narkotike ka konsumar  6-7 cigare me substancë narkotike dhe arsyeja pse kishte pasur edhe kese të zbrasta me vete kishte qenë për sigurimin e substancave narkotike e jo për shitje.

I akuzuari për veprën penale që ngarkohet nuk e pranoi fajësinë, por gjatë gjithë procedurës e mohonte se ato substanca narkotike nuk i ka pasur për shitje

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë