Ish-punëtori i KEK-ut kërkon mbi 1500 euro dëmshpërblim në emër të pagave jubilare

Raporton: Leotrim GASHI

Prishtinë – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është përfunduar shqyrtimi kryesor i çështjes kontestuese në mes paditësit, Fazli Pllana dhe të paditurës, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Pllana me padinë e tij, ka kërkuar që gjykata ta obligojë KEK-un, që ne emër të tri pagave jubilare ta kompensojë atë në shumë prej 1.518 euro.

Pllana këtë pretendim e ka bazuar në Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive, e cila ka hyrë në fuqi më 1 janar 2015.

Në fjalën e saj përfundimtare, përfaqësuesja e paditësit Sadije Mjekiqi theksoi se ata si palë paditëse kërkojnë nga gjykata që kërkesëpadia e tyre të aprovohet në tërësi si e bazuar duke e detyruar të paditurën të që paditësit të ia kompensoi tri paga jubilare në shumën prej 1.548 euro, me kamatë prej 8%, që do të llogaritet nga paraqitja e padisë e deri në pagesën definitive.

Mjekiqi ka deklaruar se KEK-u, ia ka njohur paditësit të drejtën e tij për kompensimin e tri pagave pas pensionimit por njëjtë nuk është vepruar edhe me tri pagat jubilare, çka i ka shtyrë ata që të drejtën e tyre ta kërkojnë në gjykatë.

Përfaqësuesja e të paditurës Fidane Shala, në fjalën e saj përfundimtare ka theksuar se në kodin e punës së KEK-ut, një e drejtë e tillë do të iu njihet punëtorëve nëse një të tillë e mundëson gjendja afariste e tyre.

Sipas Shalës, kontrata kolektive ka hyrë në fuqi më 1 janar 2015 dhe kërkesat e parashtruar para kësaj date janë të pabazuara, ajo kërkoi nga gjykata që kërkesëpadinë e Pllanës ta refuzojë si të pabazuar.

Mjekiqi deklaroi se ish-punëtorëve të KEK-ut, nuk i intereson në se ata kanë  mjete të  mjaftueshme që  të  i paguajnë  pagat jubilare por sipas saj KEK-u, duhet te respektoi ligjin.

Sipas padisë, Pllana ka qenë punëtor i KEK-ut, deri më 20 qershor 2015, të cili kjo korporatë ia ka kompensuar atij tri paga të shkuarjes në pension në vlerë prej 1.518 eurove, ndërsa sipas paditësit shumën e njëjtë është dashur ta paguaj edhe për pagat jubilare.

Pllana ka kërkuar që gjykata të merr aktgjykim me të cilin do të aprovonte kërkesëpadinë e tij duke e detyruar KEK-un, që në emër të pagave jubilare ta kompensojë atë me 1.518 euro.

Paditësi gjithashtu ka kërkuar nga e paditura edhe kompensimin e shpenzimeve procedurale.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë