Ish-punëtori i KEDS-it kërkon të kthehen në vendin e punës, largimin e tij e quan të kundërligjshëm

gjykata (10)
Author

Raporton: Gzime HASHANI

Mars 13, 2019

Prishtinë – Padtiësi Ilir Doli, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që të kthehet në vendin e punës, në pozitën e arkëtarit të thesarit në Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), nga ku ishte larguar me vendimin e 27 shtatorit të vitit 2016.

Këtë kërkesë, paditësi e ka paraqitur në seancën e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, përmes përfaqësuesit të tij, Nasuf Hasani.

Sipas Hasanit, KEDS-i me rastin e ndërprerjes se marrëdhënies se punës ndaj paditësit është thirr në Ligjin e Punës, se kinse për arsyeje teknike, organizative, e ekonomike, por duke mos i arsyetuar se cilat kishin qenë shkaqet teknike, organizative e ekonomike.

Por, sipas përfaqësueses së të paditurës KEDS, Malësore Berisha, Bordi i Drejtorëve, kishte marr vendim, ashtu që drejtori menaxhues të rishikonte organizimin e brendshëm, ashtu që kishte ardhur në përfundim në shuarjen e Departamentit të Operimeve.

Ajo duke e konsideruar kërkesën e paditësit të pabazuar, ka kërkuar nga gjykata që atë ta refuzojë.

Gjatë seancës të së mërkurës, përfaqësuesi i paditësit, avokati Hasani i ka propozuar gjykatës nxjerrjen e provës përmes ekspertizës, propozim i cili është aprovuar nga gjykatësi Dren Rogova.

Sipas padisë së ushtruar më 11 nëntor 2016, paditësi Ilir Doli, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ta anulojë vendimin e të paditurës KEDS, me të cilin i ishte shkëputur marrëdhënia e punës, dhe ta obligojë atë që paditësin ta kthej në vendin e tij të punës, bashkë me kompensimin e të ardhurave në periudhën kontestuese.

Këtë pasi që paditësi pretendon se me vendimin e KEDS-it të datës 27 shtator 2016, në mënyrë të kundërligjshme i ishte ndërprerë marrëdhënia e punës.

Andaj kërkon nga Gjykata Themelore në Prishtinë, anulimin e vendimit të të paditurës, dhe ta obligojë të paditurën që paditësin ta kthej në vendin e tij të punës, në pozitën e “arkëtarit të thesarit”, madje edhe t’i kompensojë diferencën e pagës, që nga nxjerrja e vendimit.  /BetimipërDrejtësi