Ish-Prokurori Salustro po hetohet për korrupsion

maurizio-salustro-kosovo-1
Author

Mediat kanë raportuar për lajmin ekskluziv të raportuar nga ekipi i emisionit “Betimi për Drejtësi”, lajm ky i transmetuar në edicionin e lajmeve qendrore në kanalin RTK1 të datës 8 prill 2014 për hetimet që janë duke u zhvilluar kundër prokurorëve dhe gjykatësve të EULEX-it, në lidhje me dyshimet se ata kanë marrë rryshfet nga disa avokatë vendorë lidhur me rastet e krimeve të luftës.

Prill 15, 2014

Burime të emisionit “Betimi për Drejtësi”, kan bërë të ditur se prokurori Maurizio Salustro dhe gjykatësi Francesko Fiori janë duke u hetuar për veprimtari të dyshimta korruptive, për marrje të rryshfetit, duke keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare gjatë ushtrimit të funksionit si prokuror dhe si gjykatës ndërkombëtar në Kosovë. Hetimet ndaj tyre po zhvillohen nga një Task Forcë e përzier, ku bëjnë pjesë prokurori ndërkombëtar Heikki Ëendorf  dhe prokurori vendës Armend Hamiti.

Shih lajmin në INDEKS online