Ish-Kryetari i Supremes: Vetëm me gisht me ta bo gjykata, me të shqiptu vërejtje gjyqësore, në mënyrën se si është ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, nuk ke të drejtë që të kandidosh

Fejzullah Hasani
Author

“Betimi për Drejtësi”

Janar 13, 2021

Prishtinë – Ish-Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës dhe profesori universitar, Fejzullah Hasani, ka thënë se sipas Gjykatës Kushtetuese, pa marrë parasysh çfarë dënimi shqiptohet nga Gjykata, personit të dënuar i mohohet e drejta për të kandiduar në zgjedhje.

Këto komente Hasani i ka bërë gjatë tryezës virtuale “Kush ka drejtë të kandidojë në zgjedhje?”, të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Sipas Hasanit, ndalimi për kandidim i bëhet edhe personave ndaj të cilëve shqiptohet vërejtje gjyqësore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në këtë formë se si është, edhe personat e dënuar me 100 euro gjobë nuk kanë të drejtë me kandidu në zgjedhje. Madje, këtë të drejtë nuk e kanë edhe personat ndaj të cilëve është shqiptuar vërejtje gjyqësore. Po shprehem figurativisht, vetëm me gisht me ta bo gjykata, me të shqiptu vërejtje gjyqësore, në mënyrën se si është ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, nuk ke të drejtë që të kandidosh. Por se, për dallim nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kjo situatë nuk është kështu me kod, me Kushtetutë dhe me Konventa Ndërkombëtare” ka thënë Hasani. /BetimipërDrejtësi