Ish-kryetari i Supremes: Rihapja e çështjes pas tërheqjes së prokurores nga aktakuza, vendim jo me ligj, por me “maliq” (Video)

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Nëntor 9, 2019

Prishtinë – Në emisionin “Betimi për Drejtësi” është transmetuar hulumtimi “Rihapja e kundërligjshme e procedurës në Gjykatën e Pejës”.

Gjatë këtij emisioni është prezantuar rasti i Nexhmedin Krasniqit, qytetar nga Peja, nga aktakuza e të cilit Prokurorja Valbona Dishaj-Haxhosaj ishte tërhequr, por më pastaj gjyqtari Sylë Lokaj e kishte rihapur çështjen penale.

Sipas ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Profesor Fejzullah Hasani, ky është një vendim skandaloz, i nxjerrë jo me ligj por me “maliq”.

Ndiqeni deklaratën e Hasanit dhënë për emisionin “Betimi për Drejtësi”.