Ish-deputetja Pantina: Unë për herë të parë aktakuzën ndaj meje e kam pasur në seancë, kur ka filluar seanca

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Ish-deputetja Shqipe Pantina thotë se kur ishte arrestuar për hedhje të gazit lotsjellës, kishte pasur avokat të caktuar sipas detyrës zyrtare, i cili më pas nuk i kishte dorëzuar aktakuzën e ngritur ndaj saj. 

“Rasti ka ndodh para pesë viteve edhe të them të drejtën disa detaje edhe harrohen, por më sa e mbaj mend, na është caktuar një avokat siç thuhej atëherë sipas detyrës zyrtare, më të cilin më asnjëherë pas asaj kohe nuk kam kontaktuar. Bile, edhe nuk e mbaj mend saktësisht se kush ka qenë. Unë nuk kam pranuar asnjëherë aktakuzë të shkruar siç thash unë akuzohem për tri vepra penale, për njërën nga to unë kam pranu një telefonat nga avokati për të më njoftuar se më është ngritur një aktakuzë, por se për cilën vepër ka qenë kjo nuk jam e sigurte nuk mund ta aprovoje, se cila nga këto tri vepra ka qenë për të cilën njeri nga avokatët më ka njoftuar në telefon. Asnjëherë unë për herë të parë aktakuzën ndaj meje e kam pasë në seancë kur ka filluar seanca”, ka thënë Pantina.

Pantina thotë se nuk ka pasur qasje në asnjë nga shkresat e lëndës.

Mbrojtës sipas detyrës zyrtare në këtë rast kishte qenë Avokati Avni Leci. I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, Leci e pranon se e ka njoftuar Pantinën për ngritjen e aktakuzës, por thotë se nuk mban mend nëse ia ka dorëzuar të njëjtës këtë aktakuzë.

“Mu bashkëpunëtorët ma gjetën arhivën këtu, paska aktakuzë domethanë, paska, është aktakuza me 11.08.2016.  Po po. Qit aktakuzën që e kanë në shkresat e landës. Hmm, nuk kam njohuri beso, nuk e di se ka kalu ni kohë shumë e gjatë. Me qenë e njoftume ka qenë”, ka thënë avokati.

Ish-Kryetari i Gjykatës Supreme dhe Profesori universitar, Fejzullah Hasani, thotë se shkresat që pranon avokati, duhet t’ia dorëzojë klientit të tij.

“Meqenëse është i autorizum për të pranuar dhe shkresa, të gjitha shkresat të cilat ai i pranon në emër të akuzuarit do të duhej të ia dorëzoj dhe të akuzuarit, nëse ka një autorizim ka një prokurë që ai i përfaqëson interesat, i mbron interesat e të pandehurit në procedurë dhe ai duhet me plotni t’i përmbush të gjitha detyrimet me qëllim që të mos dëmtohet në proces penal në aspektin e ndërtimit të strategjisë mbrojtëse nga ana e të pandehurit, nuk guxon t’i mbaj të heshtun apo nuk guxon që ditën kur mbahet shqyrtimi që t’ia vej atij në dijeni, sa do që ky është i njoftum, duhet të njoftohet edhe ai pikërisht ai si palë në procedurën penale”, ka thënë Hasani.

Për të gjitha këto dhe më tepër ndiqeni emisionin e plotë./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë