Intervistë me ud. Kryeprokurorin e Shtetit Sylë Hoxha

Author

“Betimi për Drejtësi”

Gusht 5, 2014

“Betimi për Drejtësi” në rubrikën “Intervista” ka intervistuar të posazgjedhurin në pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Sylë Hoxha. Kryeprokurori i përkohshëm do të përgjigjet të gjitha temat e trajtuar në emisionin “Betimi për Drejtësi”, duke përfshirë tensionet për përzgjedhjen e tij në pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit? Prioritetet e tij si ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit? Pse nuk kaluan në Këshillin Prokurorial propozimet e kandidatëve pa integritet të bëra nga Komisioni për Emërimin e Prokurorëve? Cili mekanizëm ka dështuar pasiqë janë propozuar kandidatë pa integritet për tu bërë prokurorë? A do të jetë kjo një pikë e zezë në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian? Sa kanë integritet anëtarët e këtij Komisioni përderisa kanë bërë këso shkeljesh, duke propozuar kandidatë pa integritet për tu bërë prokurorë? Si do të veprojë Këshilli Prokurorial me këtë Komision, i cili ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën, Ligjin dhe Kodin e Etikës dhe Sjelljes Profesionale për Anëtarët e Këshillit Prokurorial? Pse Komisioni Disiplinor i Këshillit Prokurorial nuk po i suspendon prokurorët e akuzuar? Si do t’i mbahen përgjegjës Komisioni Disiplinor? Si do të ngritët llogaridhënia në sistemin prokurorial? Si do të luftohet kriminaliteti në Kosovë? Dhe për fund, cilët do të jenë hapat për të sigurur një proces me të drejtë, të ligjshëm, me integritet për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit?