Intervistë: Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli

Raporton “Betimi për Drejtësi”

Prishtinë – Ndiqeni intervistën me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli për skandalin e fundit të fajdeve pas arrestimit të grupit të dyshuar në krye me Ismet Osmanin, i njohur si “Curri”.

A e ka ditur Kadri Veseli se ekzistojnë video-incizime në të cilat protagonistët bëjnë pazarllëqe të fajdeve në emër të tij? Pse nuk është marr në pyetje asnjëherë për këto dëshmi në video-incizime? Sipas Veselit, kush e ka mbajtur qëllimisht këtë lëndë në sirtar? Kush duhet të jap llogari për këto veprimtari të fajdeve dhe për fshehjen e kësaj lënde në sirtar? Çfarë thotë për Rrahim Hashimin dhe zyrtarët e tjerë të PDK-së të shoqëruar me personat e arrestuar për fajde? Çka thotë Veseli për foton e tij me Ismet Osmanin – “Curri”? Pse fshehja e kësaj lënde, sipas Veselit, është dëshmi që vetingu i thellë në polici, prokurori dhe gjykata është i domosdoshëm?

Gjatë këtij emisioni do të mund të ndiqni edhe rubrikën e përjavshme të monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjithë gjykatat e Kosovës.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë