INTERVISTË: KRYEPROKURORI IMER BEKA (EMISIONI I PLOTË)

“Betimi për Drejtësi”

“Betimi për Drejtësi” ka intervistuar Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka. Me Kryeprokurorin Beka janë diskutuar çështjet problematike të prokurorisë që ai udhëheq dhe sfidat me të cilat përballet kjo prokurori. Ndiqeni se çfarë thotë Kryeprokurori Beka për performancën e kësaj prokurorie? A po luftohet korrupsioni nga prokurorët e kësaj prokurorie? Çka po ndodhë me task forcat kundër korrupsionit? Çka po ndodhë me hetimet ndaj deputetëve? Pse po arrestohen deputetët e opozitës në kohë protestash? A ka ndikim politik mbi prokurorët? Çka po ndodhë me dosjet e bartura të Pallatit të Drejtësisë?

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë