INTERVISTË: BLERIM ISUFAJ

“Betimi për Drejtësi”

Në emisionin “Betimi për Drejtësi” ndiqeni intervistën me Blerim Isufajn, Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës. Çka ka po ndodhë me hallakamat e shumta që e kanë përshkuar Këshillin Prokurorial? Pse Këshilli Prokurorial ende mban në radhët e veta anëtar që sipas shoqërisë civile janë më mandat të kundërligjshëm? Çfarë integriteti kanë anëtarët e Këshillit Prokurorial që janë pjesë e aferës “Pronto”? Si ndikon politika në sistemin prokurorial dhe tek prokurorët? Pse nuk janë përmbushur një varg obligimesh ligjore nga Këshilli Prokurorial? Pse disa politika dhe vendime të Këshillit Prokurorial kritikohen si të kundërligjshme? Pse s’ka transparencë dhe llogaridhënie në sistemin prokurorial? Pse nuk ka luftë të vërtetë kundër korrupsionit në Kosovë?

Gjatë emisionit do të ndiqni edhe rubrikën e monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjitha Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë