Intervista e plotë e Samedin Mehmetit për “Betimi për Drejtësi”

Raporton: Albijona HOXHAJ

Prishtinë- Drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti në një intervistë për “Betimi për Drejtësi’’, ka folur rreth zgjedhjes se tij si drejtor i Policisë, shuarjen e task- forcës, procesin e Vetingut, besueshmërinë e qytetarëve në Policinë e Kosovës dhe tema tjera që lidhën më këtë institucion.

Udhëheqësi i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti thotë se nuk ka rënie të besueshmërisë në organizatën që merret edhe me ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Thotë se Policia në përgjithësi është duke punuar mirë dhe duke dhënë kontributin edhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Samedin Mehmeti ishte zgjedhur drejtor i Policisë nga Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti, në janar të këtij viti pasi fillimisht kishte ushtuara detyrën e drejtorit të Policisë pas largimit të Rashit Qalajt.

Mehmeti thotë se zgjedhja e tij si drejtor i Policisë ka qenë krejtësisht në mënyrë legjitime dhe nuk ka pasur të bëjë me çështje politike.

Madje, thotë se nuk i komenton fare deklaratat politike.

Drejtor i përgjithshëm i Policisë, ka treguar se ish-drejtori i Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës, Riza Shillova, nuk është larguar por ka dhënë dorëheqje pas një marrëveshje mes tyre.

‘‘Ka qenë një marrëveshje mes kolonelit edhe mes meje në mënyrë që ai më kalu në Drejtorinë për Planifikim Strategjik’’, ka thënë Mehmeti.

Drejtori i Policisë e sheh të nevojshëm Vetingun

I pari i Policisë e ka vlerësuar si të nevojshëm procesin e Vetingut në sistemin e sigurisë, përfshirë edhe Policinë e Kosovës.

Mehmeti tha se kjo do të ndikonte që qytetarët të kenë më shumë besueshmëri në këto institucione.

“Një Veting në përgjithësi, i cili do kish më e ngritë të themi besueshmërinë të qytetarët, i cili kish me ngritë legjitimitetin e institucionit të qytetari për ne absolutisht është i mirëseardhur’’, ka thënë Mehmeti.

Vetingun po e shtynë përpara edhe Ministria e Drejtësisë. Ky proces shërben për përjashtimin e zyrtarëve publikë që nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës në mënyrë që të rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore.

Shuarja e Task-Forcës

Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti, ka thënë se hetuesit e policisë që ishin pjesë e  Task-forcës Anti-korrupsion, të shuar nga Qeveria e kaluar, janë angazhuar në Njësinë për Hetimin e Rasteve të Veçanta në kuadër të Departamentit të Hetimeve.

Ai ka thënë se të gjitha lëndët që ishin në duart e hetuesve të Task-forcës po hetohen nga të njëjtit hetues në strukturën e re  të Policisë derisa lëndët e tyre do të trajtohen pastaj nga prokurorët e Prokurorisë Speciale.

“As nuk ka pasë ndarje të lëndëve diku tjetër. E vazhdojnë punën e tyre, i vazhdojnë lëndët e tyre”, ka thënë Mehmeti në intervistën dhënë emisionit “Betimi për Drejtësi.

Mirëpo, shtesat që hetuesit kanë marrë si pjesë e Task-forcës u janë ndaluar.

“Kur është hequr vendimi është hequr edhe shtesa”, ka thënë Mehmeti.Shefi i Policisë ka thënë se pas shuarjes së Task-forcës ka nisur procesi i trajtimit të lëndëve në mënyrë ligjore dhe në afate ligjore.

Veç kësaj, Mehmeti ka thënë se pas shuarjes së Task-forcës i gjithë foksi ka qenë që të krijohet siguri juridike për hetuesit pasi vendimi i Qeverisë kishte konstatuar se një mekanizëm i tillë ishte i paligjshëm.

“Elementi i tretë ka qenë që kjo njësi të vendoset diku brenda strukturës së Policisë dhe të jetë në aspektin ligjor e rregulluar. Kjo edhe ka ndodhur. Njësia për Hetimin e Rasteve të Veçanta është në kuadër të Departamentit të Hetimeve. Është rregulluar me marrëveshje që ka qenë me Prokurorinë Speciale që lëndët që këta hetues i kanë të trajtohen nga prokurorët specialë”, ka thënë ai.

Përpos lëndëve që janë trashëguar, Mehmeti ka thënë se hetuesit e njëjtë po marrin edhe raste të reja.

Mehmeti nuk ka dhënë përgjigje se sa hetuesit ka Njësia e Veçantë por vetëm ka thënë se ka personel të mjaftueshëm për hetimin e lëndëve të krimit dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

“Janë të njëjtit”, ka shtuar ai.

Task-forca kundër korrupsion ishte themeluar në shkurt të 2010-ës dhe ishte shuar në tetor të 2020-ës. Në vendimin e themelimit ishte paraparë të ishin 30 hetues dhe pesë ekspertë, për të cilët do të ndaheshin edhe shtesa.

Dy raporte ishin hartuar për Task-forcën – njëra nge BE e tjetra nga SHBA-ja – ku kishin rekomanduar fuqizimin e këtij mekanizmi brenda Policisë së Kosovës.

Edhe EULEX-i kishte rekomanduar ngritjen e kapacitetet e Task-forcës për të pasur edhe më shumë rezultate në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

IKD kishte kundërshtuar shuarjen e Task-forcës pa u bërë një analizë dhe ka koordinim me ndërkombëtarët që kanë investuar në ngritjen e kapaciteteve të këtij mekanizmi për të zbardhur krimin dhe korrupsionin. Kjo Tas-forcë kishte hetuar profilin e lartë të krimit dhe korrupsionit në Kosovë derisa cak kishin qenë figura të lartë të partive kryesore politikë në Kosovë.

Megjithëkëtë, udhëheqësi i Policisë thotë se objektivi i parë dhe themelor mbetet lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

“Një prej objektivave kryesor të Policisë së Kosovës  mbetet lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Objektiv themelor i joni është me pasë shumë më shumë efikasitet në këtë luftë”, ka thënë Samedin Mehmeti.

Rezultatet e Policisë në luftën kundër kriminalitetit

Drejtori i Policisë gjatë intervistës ka folur për sukseset e Policisë, ku ka filluar më konfiskimin e 400 kilogramëve kokainë.

Ai ka thënë se kanë pas edhe operacione tjera ku kanë arrestuar banda të ndryshme të grabitësve të cilët ishin edhe të dhunshëm, ku kishte një rast ku ishte një polic i plagosur dhe një rast tjetër një i sigurimit, etj.

Mehmeti: Bashkëpunimi më media ka ulur aksidentet në trafik

Në mesin e shumë temave, Samedin Mehmeti ka folur edhe për aksidentet e shumta që po ndodhin në trafik. Ai për këtë ka thënë se Policia nuk është faktori i vetëm pse po ndodhin këto aksidente që shumë shpesh po përfundojnë më fatalitet.

Ai shoti se angazhimi me të gjitha mjetet teknike dhe sidomos bashkëpunimi me media dhe qytetarë po jep efekt të mirë për sigurinë në trafik.

I pari i Policisë ka thënë se po punojnë në digjitalizimin e pajisjeve që do to të mundësonin kontrollimin digjital të kundërvajtjeve të caktuara në trafik.

Tutje, ai tha se dënimet janë të ulët në rastet e aksidenteve më fatalitet dhe nëse dënimet kishin më qenë më burg kish më dhanë rezultate më të mëdha./ Betimipërdrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë