Interpretimet kushtetuese mbi situatën politike

“Betimi për Drejtësi”

Prishtinë – Kosova dhe gjithë globi po vazhdon të përballet me pandeminë e koronavirusit, por për dallim prej vendeve tjera, në Kosovë një energji e madhe u fokusua ditët e fundit në zhvillimet politike, të cilat rezultuan me rrëzimin e Qeverisë Kurti. Për të hedhur dritë mbi këto zhvillime, mbi pretendimet për shkelje kushtetuese në lidhje me tendencat për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, vendimet e Qeverisë për kufizimin e lirisë së lëvisjes, thirrja për rezistencë e Presidentit për të mos i zbatuar vendimet e Qeverisë, mocioni për rrëzimin e Qeverisë, procedurat për formimin e qeverisë së re, debati për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, kundërthëniet në mes të SHBA-së dhe disa shteteve të BE në raport me dialogun Kosovë – Serbi si dhe qëndrimet e fundit të Departamentit të Shtetit Amerikan në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë janë temat e diskutuara me profesorin Enver Hasani, ish-Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë