Inspektori i Komunës së Prizrenit pranon fajësinë dhe dënohet me dy mijë euro gjobë për veprën penale të keqpërdorimit të informatës zyrtare

Raporton: Fjolla GAXHA

Prizren – Në seancën e së enjtes Gjykata Themelore në Prizren e ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë ndërmjet të akuzuarit Nexhmedin Berisha me avokatin Rexhep Hasani dhe prokurorit Mehdi Sefa. Sipas marrëveshjes, i akuzuari do të mbaj burg prej pesë muajve, por burgimi i është shndërruar me dënim me gjobë.

Kryetari i trupit gjykues Xheladin Osmani morri aktvendim për pranimin e kërkesës dhe bëri shpalljen e aktgjykimit.

Nexhemdin Berisha u shpallë fajtor për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe u dënua me gjobë në shumën prej dy mijë eurove.

Sipas aktakuzës së ngritur më 21 dhjetor 2015, Nexhmedin Berisha akuzohet se duke qenë në detyrën zyrtare, si inspektor në Komunën e Prizrenit, ka keqpërdorur informatën zyrtare, në atë mënyrë që me telefon e ka njoftuar një palë se inspektorët së bashku me policë, ishin duke shkuar te ai, për të kontrolluar lokalin  e tij dhe për të ekzekutuar një vendim të komunës për largimin e tij nga ai lokal.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë