Inspektorët e punës të akuzuar për keqpërdorim të detyrës kërkojnë hudhjen e aktakuzës

Raporton: Valdet HAJDINI

Prishtinë – Të akuzuarit Skënder Gashi, Agim Millaku, Murat Vokshit dhe Joivca Filipoviq, përmes shkresave të dorëzuara në gjykatë, në seancën e shqyrtimit të dytë, kanë kërkuar hedhjen e aktakuzës, me pretendimin se të gjitha veprimet i kanë marrë në suaza të kompetencave zyrtare.

Ndryshe, prokurorja Merrushe Llugiqi deklaroi se prokuroria ka ofruar fate të mjaftueshme për të vërtetuar kryerjen e veprës penale nga të akuzuarit. Njëherë, prokurorja i propozoi gjykatës ta hedhë poshtë kërkesën e të akuzuarve për hedhje të aktakuzës dhe të vazhdohet me çështjen penale, ashtu siç është kërkuar në aktakuzës.

Ky gjykimin zhvillohej në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila pretendon se Skënder Gashi, Agim Millaku, Murat Vokshit dhe Joivca Filipoviq gjatë shkurtit 2009, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit për NTP “Bujari” – njësi punuese në AS-Petrol, me seli në Ferizaj. Tutje sipas prokurorisë të akuzuarit duke vendosur në procedurën e shkallës së dytë sipas ankesës së kësaj kompanie, kanë aprovuar ankesën e Avni Salihut, pronar i kompanisë, duke nënshkruar vendimin mbi shqiptimin e masës ndëshkimore. Të njëjtit e kanë ndryshuar me vendimin e shkallës, ashtu që dënimin me gjobë prej 22.500 euro, e kanë zbritur në shumë prej 4000 euro. Prokuroria supozon se këtë gjë e kanë bërë me arsyetimin se pronari i kësaj kompanie dhe viktima kanë lidhje farefisnore, si dhe shuma e kësaj gjobe në shkallë të parë do të rezultonte në mbylljen e biznesit të pronarit të kompanisë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë