Inskenuan grabitjen e mbi 1 mijë eurove, arrestohen tre të dyshuar
Raporton: Nuraje BLLACA
Gjilan – Policia ka arrestuar tre persona nën dyshimin se inskenuan rastin e grabitjes, që derisa njëri nga të dyshuarit punonte në një kompani, dy të dyshuarit tjerë i kanë grabitur shumën e parave prej 1 mijë e 376 euro.
Lajmi është bërë i ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës (PK), ku thuhet se rasti ka ndodhur në fshatin Livoq i Epërm në Gjilan, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Gjatë intervistimit është vërtetuar se rasti është inskenuar në bashkëveprim mes të dyshuarve”, thuhet në raport.
Sipas policisë, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.