IKD: Qeveria procedoi 47 projektligje, Kuvendi i miratoi vetëm 6

Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Shtator 14, 2021

Prishtinë – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), të martën, ka publikuar një infografikë lidhur me gjetjet nga monitorimi i punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, që nga konstituimi më 22 mars 2021 e deri më 14 shtator.

Gjetjet e IKD-së tregojnë se nga 47 projektligje të proceduara nga Qeveria, Kuvendi i Kosovës ka miratuar vetëm 6 prej tyre, derisa 11 tjera kanë kaluar në shqyrtim të parë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas infografikës, Kuvendi i Kosovës gjatë periudhës së lartpërmendur ka mbajtur gjithsej 22 seanca. Prej tyre, 4 seanca të jashtëzakonshme, 2 seanca solemne dhe 16 seanca plenare.

Infografika e plotë: