Ia grabiti çantën një gruaje në oborrin e Spitalit të Pejës, arrestohet i dyshuari

Raporton; “Betimi për Drejtësi”

Pejë – Një grua nga Peja ka qenë cak i grabitësve në Pejë, ku tre persona dyshohet se ia morën me forcë çantën nga krahu dhe tri unaza.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar njëri nga të dyshuarit, kurse dy të tjerët gjenden në arrati, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Me datën 19.09.2022, viktima femër kosovare ka ardhur nё Stacionin Policor Pejё, e cila ka deklaruar se me datёn 18.09.2022, rreth orёs 20:00, nё rrugën “Nëna Terezë” ( nё oborrin e Spitalit Rajonal nё Pejё) tre (3) persona tё dyshuar me forcë ia kanë marrё çantën nga krahu, gjithashtu edhe tri (3) unaza nga dora e viktimёs”, thuhet në njoftim

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë