I PANDEHURI AKUZON PROKURORIN AGRON MATJANI SE ËSHTË SERVIL DHE I NDIKUAR POLITIKISHT

Raporton: Gita LUSHI

Gjakovë – Ish-Avokati Publik i Komunës së Gjakovës, Afrim Radoniqi  ka shpërthyer me akuza  kundër prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Agron Matjani.

I akuzuar për tri vepra penale, keqpërdorim të  detyrës zyrtare, falsifikim të dokumentit zyrtar dhe konflik interesi, Afrim Radoniqi gjatë fjalës së tij përfundimtare të dhënë në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ka akuzuar prokurorin e rastit se është i ndikuar politikisht.

Radoniqi para trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Gjakovë, në krye me gjyqtarin Artan Sejrani, pohoi se aktakuza e ngritur ndaj tij është puro politike. Ai madje e ka quajtur servil prokurorin Agron Matjani. “Kjo aktakuzë është ngritur për cështje politike, me qëllim të eliminimit të kundërshtarëve. Ky prokuror vazhdimisht është paraqitur shumë servil”, u shpreh i akuzuari.

Sipas tij, prokurori Matjani vazhdimisht ka tentuar që me çdo kusht të gjen elemente për t’a ngritur aktakuzën kundër tij për veprat penale për të cilat akuzohet.

“Kjo aktakuzë nuk përmbanë asnjë provë, apo fakt që t’i bëj të besueshme pretendimet e supozuara të prokurorit. Duke i parë pretendimet e këtij prokurori të dërigjuar nga ish-kryeprokurorja, kërkova përjashtimin e të njejtit, por kërkesa ime asnjëherë nuk u mor në konsideratë”, u shprehë Radoniqi.

Këto akuza të të pandehurit,  u bën pas fjalës përfundimtare të prokurorit Agron Matjani, i cili  deklaroj se prokuroria ka mbledhur prova të mjaftueshme, të cilat, sipas tij,  dëshmojnë kryerjen e tri veprave penale.  Prokurori i propozoj trupit gjykues që Afrim Radoniqi të shpallet fajtor dhe të dënohet për veprat penale dhe të njëjtit  t’i shqiptoj dënim sipas ligjit.

Ndërsa, mbrojtësi i Radoniqit, avokati Ndrec Dodaj konsideroj se nuk janë vërtetuar pretendimet e prokurorisë që klienti i tij ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet. Avokati Dodaj kërkoj nga gjykata të shpall vendim lirues ndaj klientit të tij.

Gjatë kësaj seance dëshmoj Ilir Nagavci, zyrtar i protokolit në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit  Radoniqi në Gjakovë, i cili u pyet rreth disa dokumeteve që kishte protokoluar me kërkesë të të akuzuarit.

Seanca e radhës vazhdon me shpalljen e aktgjykimit më 18 korrik në ora 9:30.

Afrim Radoniqi akuzohet se më 17 prill 2009 si person zyrtar – avokat publik i KK Gjakovë, me qëllim të përfitimit pasuror, i ka shkaktuar dëm Komunës së Gjakovës duke nënshkruar marrëveshjen për kompenzim, me të cilën familjes Kastrati, ua ka dhënë ngastrën e Komunës së Gjakovës me sipërfaqe prej 0.16.74 hektar, në emër të kompensimit të pronës së eksproprijuar nga KK Gjakovë. Sipas aktakuzës, familja Kastrati ishte kompenzuar në vitin 1984 me tri troje në Gjakovë. I akuzuar Radoniqi, duke qenë avokat publik i Gjakovës, i njëjti ushtron në mënyrë të kundërligjshme detyrën e avokatit privat duke vulosur kontratën e shitblerjes së palujtshmërisë së lartëcekur, duke kryer kështu veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Pika dy e aktakuzës të akuzuarin Radoniqi e ngarkon me veprën penale “konflikt i interesit”, pasi që në peridhën kohore gjatë vitit 2012 – 2013, si person zyrtar avokat i KK Gjakovë, merr pjesë në përfaqësimet e tij në gjykatat e Kosovës për interesa financiare edhe pse kishte pezulluar punën e tij si avokat privat në Odën e Avokatëve të Kosovës, ka vazhduar të punoj si avokat gjë që bie në konflikt me detyrën e tij si avokat publik në KK Gjakovë. Pika tre e aktakuzës të akuzuarin Radoniqi e ngarkon me veprën penale “falsifikim i dokumentit zyrtar”, pasi që me 9 janar 2014, në cilësin e avokatit publik në Komunën e Gjakovës, si person zyrtar, në shkresat zyrtare shënon të dhëna të rreme me nënshkrimin e tij, në atë menyrë që ka lëshuar vërtetimin me të cilin vërteton se Milojko Satariç, ishte drejtor gjeneral i ndërmarrjes “Vodoprivedno Preduzeqe Metohija” me seli në Prizren, nga 22 tetori 1982 e deri me 30 nëntor 1997 edhe pse sipas certifikatës së vdekjes të 4 shtatorit 2014, i njëjti ka vdekur me 17 maj 1995 në Beograd.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë