I padituri përmes pajtimit gjyqësor pranon t’ia paguajë Byrosë Kosovare të Sigurimeve mbi 600 euro

Lipjan
Author

Raporton: Arbenita RRAHMANI

Korrik 21, 2021

Raporton – I padituri Arben Ibrahimi është obliguar t’ia paguajë 686 euro kompanisë së sigurimeve në emër të rimbursimit të dëmit nga aksidenti i shkaktuar në automjetin e të dëmtuarit Fatos Krasniqi.

Këtë shumë Ibrahimi do t’ia paguajë pasi të mekurën ka përfunduar me pajtim gjyqësor çështja civile për rimbursim dëmi material dhe jo material, në mes paditëses Byros Kosovare të Sigurimit (BKS) dhe të paditurit.

Gjithsej i padituri, paditëses detyrohet t’i paguajë  686,56 euro, shumë këtë që i padituri do ta kryejë me këste mujore nga 100 euro në muaj, duke filluar nga 29 gusht 2021 deri në pagesën definitive,  raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën e mbajtur të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, përfaqësuesja e paditëses, avokatja Besiana Duraku, e njoftoi gjykatë që janë dakorduar paraprakisht me palën për marrëveshje gjyqësore dhe që borxhi të paguhet më këste.

Duraku, tutje ka thënë se, qëndron pranë padisë dhe kërkesëspadisë dhe kërkoi nga gjykata që të obligojë të paditurin që BKS-së në emër të rimbursimit të kthejë shumën në vlerë 666,56 euro, si dhe në emër të shpenzimeve të procedurës dhe taksës për padi shumën prej 20 euro.

Në anën tjetër i padituri Arben Ibrahimi, tha se nuk e konteston bazën e kërkesëpadisë, ndërsa nga pala paditëse dhe gjykata kërkoi që borxhin të ia mundësojnë ta paguajë me këste dhe atë 100 euro në muaj.

Ndryshe, sipas padisë së ushtruar më 25 mars 2019, paditësi Byroja Kosovare e sigurimit( BKS), po kërkon nga i padituri Arben Ibrahimi, rimbursimin e dëmit material dhe jomaterial, në vlerë 666.56 euro.

Në padi thuhet se, i padituri më 29 shtator 2015, rreth orës 17:49 me automjetin  “CITROEN”,nga pakujdesia  kishte shkaktuar aksident trafiku  në Ferizaj, me ç’rast i kishte shkaktuar dëme të dëmtuarit, RAIFFEISEN LEASING KOSOVO LLC.

Sipas padisë, automjeti i cili ishte shkaktar i ketij aksidenti në momentin e shkaktimit të tij ka qenë pa mbulesë siguruese, rrespektivisht më afat të skaduar të policës së sigurtimit.

Tutje në padi thuhet se, paditësi në procedurën jashtëgjyqësore ju kanë drejtuar të paditurit, por nuk kanë mundur që çështjen ta mbyllin, andaj paditësi në respektim të dispozitavetë ligjit për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia neni 18 paragrafi 1, përmesë padisë dhe konform dispozitave L.M.D-së, që të detyrohet i padituri që paditësit BKS t’i rimbursoj shumën prej 666.56 euro, në emër të rimbursimit të dëmit të shkaktuar në aksident trafiku./BetimipërDrejtësi