I gjendet një pistoletë me 10 fishekë në motoçikletë, arrestohet i dyshuari

Arrestim (3)
Author

Raporton: Amir BUNJAKU

Maj 21, 2020

Mitrovicë – Të mërkurën është arrestuar një person në Mitrovicë, për shkak se gjatë kontrollit në bagazhin e motoçikletës i ishte gjetur një pistoletë me dhjetë fishekë.

Lajmi është bërë i ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës (PK).

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në bagazhin e motoçikletës së tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dhjetë(10) fishek. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.” thuhet në raport.

Ai po dyshohet se ka kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /BetimipërDrejtësi