I akuzuari thotë se nuk kishte dijeni se duhej leje për pushkë ajrore

Raporton: Arlinda MUQA

Pejë- I akuzuari Hasan Selimaj, nuk e pranoi fajësinë për mbajtjen pa leje të pushkës së ajrit, derisa ka thënë se nuk ka qenë në dijeni se duhej leje për mbajtjen e pushkës ajrore.

Një deklarim të tillë, Selimaj e ka dhënë të enjten në Gjykatën Themelore të Pejës. Aty i është dhënë 30 afat të akuzuarit për të kundërshtuar provat dhe hudhjen e aktakuzës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

‘’Është e vërtetë që unë e kam pasë një pushkë ajrore, po nuk e kam ditë që për të njëjtën duhet të kem leje’’, shtoi i akuzuari Selimaj.

Tutje, me pëlqimin e palëve u anulua shqyrtimi i dytë, ndërsa seanca e shqyrtimit gjyqësorë do të caktohet sipas rrjedhës së procedurës, pasi që palët u udhëzuan për kundërshtimin e provave dhe hudhje të aktakuzës në afat prej 30 ditësh.

Ndryshe sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, e ngarkon të pandehurin Hasan Selimaj që me parë e gjerë me dt.09.07.2021, rreth orës 22:00, në fsh. Banjë K-Istog, në kundërshtim me ligjin për armë kishte mbajtur në pronësi dhe kontroll dhe atë  një armë- pushkë ajrore, Karl Air Rifle me nr. serik: J-83273, kal. 5.5, prodhim Turk, një kuti me 125 predha të pushkës.

Sipas aktakuzës, natën kritike gjersa i pandehuri ishte duke punuar si roje në hotel “Oniks”, i njëjti merr armën e lartcekur dhe me të njëjtën ka shtëne në drejtim të disa qeneve endacak dhe me të marr këtë informatë policia shkojnë në vendin e sipër shënuar dhe nga i pandehuri Hasan Selimaj konfiskojnë armën dhe municionin me dhënat e lartcekura.

Për çka thuhet në aktakuzë, se ka kryer vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 te Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë