I AKUZUARI PËR VJEDHJE TË RRYMËS E PRANON FAJËSINË DHE DËNOHET ME KATËR MUAJ BURGIM ME KUSHT DHE 250 EURO GJOBË

Raporton: Verona KADRIU

Ferizaj – Hajredin Ibishi i akuzuar për veprën penale “vjedhje e shërbimeve komunale”, të hënën në Gjykatën Themelore në Ferizaj pranoi fajësinë për veprën penale që ngarkohet dhe u dënua me katër muaj burgim me kusht dhe 250 euro gjobë. Gjithashtu i pandehuri, me aktgjykimin e shpallur u urdhërua që palës së dëmtuar –  KEDS, të i’a paguaj dëmin e shkaktuar në shumë prej 162,93 euro.

Aktgjykimi ndaj Ibishit u shpall nga gjyqëtari individual i çështjes Ilir Bytyqi.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Hajredin Ibishi akuzohej se më 22 nëntor 2013, në fshatin Greme, në Ferizaj, me rastin e kontrollit të njehsorit elektrik nga ana e punëtorëve të autorizuar të KEDS-it, në shtëpinë e tij, është konstatuar se ka keqpërdorur energjinë elektrike. Keqpërdorimi është bërë në atë mënyrë që i pandehuri ka bërë ndërhyrje të paautorizuar ku përmes një kabllo duke u lidhur direkt dhe duke e anashkaluar pikën matëse ku energjia e shfrytëzuar nuk është regjistruar fare. Me kryerjen e kësaj vepre penale nga i pandehuri, KEDS është dëmtuar në shumë prej 162,93 euro.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë