I akuzuari për vjedhje të energjisë elektrike nuk e pranon fajësinë
Raporton: Syzana REXHEPI
Gjilan – Selatin Salihu i akuzuar për veprën penale “vjedhje e shërbimeve komunale”, në shqyrtimin fillestar të mbajtur të martën në Gjykatën Themelore në Gjilan nuk e pranoi fajësinë.
Gjykatësi individual Ramiz Azizi udhëzoi të njëjtin që brenda afatit ligjor prej 30 ditësh të paraqes propozimet dhe kundërshtimet e tij lidhur me aktakuzën e ngritur kundër tij.
Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjilan, ngarkon të pandehurin Selatin Salihun me veprën penale “vjedhje e shërbimeve komunale”. Gjatë kontrollimit të njehsorit elektrik nga punëtorët e KEDS, është konstatuar se i pandehuri ka bërë lidhje direkte në njehsorin elektrik me një kabllo 5×2,5mm dhe në këtë mënyrë ka bërë shfrytëzim të paautorizuar të energjisë elektrike, duke dëmtuar KEDS-it distriktit në Gjilan, i ka shkaktuar dëm në vlerë 4.807.30 euro