I  akuzuari  nuk  e  pranon  fajësinë  për  vjedhje  të  energjisë elektrike

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Avdurrahim Musliu i akuzuar për veprën penale “vjedhje e shërbimeve komunale”, në shqyrtimin fillestar të mbajtur të martën në Gjykatën Themelore në Gjilan nuk e pranoi fajësinë.

Gjykatësi individual Islam Thaqi udhëzoi të njëjtin që brenda afatit ligjor prej 30 ditësh të paraqes propozimet dhe kundërshtimet e tij lidhur me aktakuzën e ngritur kundër tij.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjilan, ngarkon të pandehurin Avdurrahim Musliu me veprën penale “vjedhje e shërbimeve komunale”. Gjatë kontrollimit të njehsorit elektrik nga punëtorët e KEDS, është konstatuar se është furnizuar me energji elektrike në mënyrë ilegale. Veprën penale i akuzuari pretendohet t’a ketë kryer në atë mënyrë që përmes një kabllo ka anashkaluar pikën matëse ku energjia e shpenzuar nuk është regjistruar fare. Me ketë rast ka dëmtuar KEDS-in Distrikti në Gjilan në shumë prej 266.71euro.

 

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë