I akuzuari jashtë vendit, dështon gjykimi për rrezikim të trafikut publik në Mitrovicë

33
Author

Raporton: Djellza ZYHRANI

Prill 30, 2021

Mitrovicë – Të premten, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj të akuzuarit për rrezikim të trafikut publik, Nazmi Veseli.

Shkak për dështimin e kësaj seance ka qenë mungesa e të akuzuarit Veseli.

Gjykatësja e rastit Branka Semenov, ka njoftuar se ndaj të njëjtit kishte lëshuar urdhër për dërgimin e ftesës, por që nga Stacioni Policor në Mitrovicë ka pranuar fletë kthesën më 4 mars 2021 dhe raportin me të cilin është konstatuar se i akuzuari Veseli gjendët në Itali.

Ndryshe prezent gjatë kësaj seance ka qenë Natasha Radoviq.

Në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e kësaj seance, gjykatësja Semenov ka shtyrë gjykimin në kohë të pacaktuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më 3 dhjetor 2019, kishte ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Nazmi Veseli.

Sipas aktakuzës, më 20 dhjetor 2016, në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, në afërsi të udhëkryqit i cili gjendet në fshatin “Shupkofc”, komuna e Mitrovicës si pjesëmarrës në trafik në rrugë nuk i kishte përmbajtur rregullave të trafikut dhe me këtë e kishte rrezikuar trafikun publik, duke sjell në rrezik jetën dhe trupin e njerëzve edhe pse kishte qenë i vetëdijshëm së mund të vij deri të aksidenti në trafik, por në mënyrë të shkujdesur kishte konsideruar kishte konsideruar së do të jetë në gjendje ta parandaloj në atë mënyrë që duke e drejtuar automjetin e udhëtareve të markës “Audi 89”, në kundërshtim më dispozitat e nenit 53 paragrafi.1 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.

Siç thuhet në aktakuzë, për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes më kushtet dhe llojin e rrugës si edhe dendësisë së trafikut kishte dal jashtë rrugës në anën e majtë të drejtimit të qarkullimit dhe e kishte goditur murin e betonit – rrethojnë e DTP (Natyra), më të cilin rast Besim Tahiri si bashkudhëtar në automjetin e cekur kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe atë thyerjeje të unazës lumbale L – 1, lëndime të karakterizuara të natyrës së rëndë.

Më këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “rrezikimi i trafikut publik”, nga neni 378 paragrafi.8 në lidhje më paragrafin.6 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi