I AKUZUARI INJORON GJYKATËN, LËSHOHET FLETËARREST QË TË SILLET ME DHUNË

Raporton: Verona KADRIU

Ferizaj – Për shkak të mospërfilljes së Gjykatës Themelore në Ferizaj nga i akuzuari për veprën penale të ushtrimit të ndikimit, Agron Salihu, për tu paraqitur në seancën e së enjtës,  kryetari i trupit gjykues, Ibrahim Idrizi, ka marrë vendim që i njëjti të sillet me dhunë në seancën e radhës. Kryetari Ibrahimi vendimin për lëshimin e fletëarrestit e mori, pasi i akuzuari Salihu, i cili do duhej të paraqitej në orën 09.00 në seancë, nuk iu ka përgjigjur fare dhe të njëjtin e kanë pritur më shumë se një orë e gjysmë.

Sipas aktakuzës së prokurorit Rasim Maloku nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i akuzuari Agron Salihu akuzohet se kishte ushtruar ndikim në lidhje më procesin e marrjës së patent shoferëve nga klientët.

Seanca e radhës, në të cilën gjykata ka urdhëruar sjelljen me dhunë do të mbahet 4 mars 2016.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë