Humb jetën një 30-vjeçar pasi e zuri lisi që u rrëzua nga erërat e forta në Prishtinë

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Prishtinë- Policia e Kosovës (PK) njofton se një person rreth moshës 30-vjeçare ka humbur jetën, pasi të njëjtin e ka zënë lisi që është rrëzuar nga erërat e forta, kurse një 30-vjeçare ka pësuar lëndime.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrëzuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç  është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.

I njëjti shtoi se aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë