Hodaj tregon nëse ka ndikuar LDK-ja në zgjedhjen e tij si kryeshef ekzekutiv i IPK-së

Author
Shkurt 20, 2021

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektorit Policorë të Kosovës, Kushtrim Hodaj në një intervistë për “Betimi për Drejtësi” ka thënë se nuk kanë ndikuar partitë politike në zgjedhjen e tij në këtë pozitë, posaçërisht LDK-ja.

Ai ka thënë se nuk është marrur ndonjëherë me aktivitet politik, pavarësisht se ka familjarë të afërt që janë pjesë e LDK-së, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Unë jam pjesë e institucionit që nga vitin 2007 personalisht me aktivitet nuk jam marrë as gjatë kësaj kohë absolutisht se nuk më lejohet, por nuk jam marrë me aktivitet politike as para viti 2007. Tash aktivitet e familjarëve janë aktivete që nuk mund t’i ndalojmë, por nuk e kemi as të drejtën që tua kërkojmë një gjë të tillë. Mirëpo unë besoj që gjatë këtyre 13-14 vitet të punës në IPK në secilën do pozitë që e kam pas e kam dëshmu që kam qenë profesionist, i përgjegjshëm në punën që e kam bë dhe asnjë herë nuk jam ndiku nga çfarë do lloj ndikimi politikë pavarësisht që familjarët tonë mund të kenë aktivitete tjera politike”, ka thënë Hodaj.

Ai ka thënë se është zgjedhur në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të IPK-së me meritë, pasi sipas tij ka qenë i përgjegjshëm në kryerjen e detyrave. Ai ka thënë se ka qenë i barabartë me kandidatët e tjerë në konkurs.

“Nuk e besoj, nuk është shtruar asnjëherë në këtë formë. Kryeshefi, ushtruesi i detyrës që ishte para meje ishte vlerësimi i ministrit dhe ishte ashtu që me ligj kërkohej që njëri nga ushtruesit e detyrës kur mbetet pozita e kryeshefit ekzekutiv e lirë njëri nga udhëheqësit e departamenteve të IPK-së të ushtoj detyrën e kryeshefit ekzekutiv, kjo nuk kishte ndodhur në rastin paraprak dhe kishte vlerësuar që njëri na drejtorët duhet të jetë ushtrues i detyrës, kishte qenë vlerësim që unë të jem në atë pozicion. Fillimisht e thash nuk e di a e thash në pjesë ne parë që kam hezitu ta marr për shkak edhe të këtyre ndërrimeve të shpeshta jo që jam frigu nga përgjegjësia dhe puna që duhet të bëjë, por thjesht nuk më ka pëlqyer që institucioni ka pasur ndryshime të shpeshta… Unë e kam vlerësuar që mund ta ushtroj këtë detyrë është pozicion që e kam ndje vetën kompetent dhe i kam hy garës i barabartë me të gjithë kandidatët e tjerë në proces”, ka thënë Hodaj. /BetimipërDrejtësi