Hodaj tregon nëse IPK trajton në mënyrë të veçantë policë të caktuar, flet edhe për rastin e Agron Mustafës

Author
Shkurt 20, 2021

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektorit Policorë të Kosovës, Kushtrim Hodaj në një intervistë për “Betimi për Drejtësi” ka thënë se IPK-ja nuk është selektive dhe nuk ka trajtim të veçantë ndaj emrave të përvetshëm të zyrtarëve policorë.

“Unë nuk besoj që Inspektorati i Kosovës (IPK) është selektiv për pjesën që muj me dhënë përgjigje gjatë kohës sa unë kam qenë në pozita të ndryshe në IPK dhe tash këta 6 mujt e fundit në pozitën e kryeshefit, unë besoj se kemi dëshmuar që kemi kompetentë, fuqi dhe autoritet që t’i hetojmë të gjithë ata zyrtarë për të cilët ka dyshime konkrete dhe të cilat mund të argumentohen që kanë kryer shkelje panele apo disiplinore të nivelit të lartë”, ka thënë Hodaj.

Ai ka folur edhe për rastin ku ish-kryeshefi i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, i cili ishte rrahur nga 2 zyrtarë policorë në mes të ditës në Prishtinë.

Hodaj ka thënë se IPK-ja i ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme për rastin në fjalë. Ai ka shtuar se IPK që nga fillimi ka vepruar në koordinim të plotë me prokurorinë.

“Po ku ka qenë një nga rastet publike qe të gjithë e dimë dhe është diksutu edhe jashtë edhe mbrenda. Me atë që di me thanë prej këtij pozicioni që jam trash prej kësaj perspektive dhe prej asaj që kam gjetë në shkresat apo në dokumentet të cilat kamë kërkuar herë pas herë për ta pasur informacion mund të them se të gjitha veprimet e IPK-së në këtë rast janë marrë në koordinim të plotë dhe sipas udhëzime të prokurorëve kompetentë. Pothuajse të gjitha veprime prej fazës së parë dhe deri në finale janë ndërmarrë sipas udhëzimeve të  prokurorëve kompetentë”, ka thënë Hodaj.