Hodaj flet për rastin e tenderit shumë milionësh të uniformave të policisë, Gylenistëve e të ish-komandantit të policisë në Gjakovë

Author
Shkurt 20, 2021

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektorit Policorë të Kosovës, Kushtrim Hodaj në një intervistë për “Betimi për Drejtësi” ka folur për rastin e tenderit shumë milionësh të uniformave të policisë. Ai ka thënë se rasti është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale.

Hodaj ka thënë se nuk ka informata konkrete lidhur me rastin në fjalë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Mundem mos me pas informacione të sakta apo konkrete për rastin. Unë e di që rasti është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale dhe është punu me Policinë e Kosovës, me traskëforcën antikorrupsion. Ne jemi kyq në disa raste kur ka kërkuar prokurori informacione për pjesën tonë. Ne nuk e kemi si rast në trajtim rastin e uniformave”, ka thënë Hodaj.

Ai ka thënë se është bërë një hetim paraprak nga taskëforca antikorrpsion dhe IPK-së, por që më vonë hetimi është vazhduar vetëm nga taskëforca.

“Ka fillu një hetim nga ana jonë, një lloj hetimi paraprak i taskëfrocës dhe IPK-së, ndërkohë Prokurori Special e ka udhëru taskëfocën që të ndërmarrë veprime hetimore dhe pastaj ka vazhdu taskëforca që të ndërmarrë veprime konform autorizimit që i ka pas nga ana e Prokurorit Special”, ka thënë ai tutje.

Hodaj ka folur edhe rreth rastit të  Gylenistëve ku ka thënë se IPK-ja në fillim ka bërë hetime përmes një raporti të detajtuar dhe hetime penale ndaj zyrtarëve që kanë qenë të përfshirë.

“Këtu janë dy aspekte, e para në për Gylesnistët e kemi bë një raport të inspektimit ka qenë një ndër raportet e para që ka qenë për këtë rast, ia kemi dorëzuar edhe Prokurorisë Speciale po ashtu kemi zhvillu edhe hetim penal nën autozimin e Prokurorisë Speciale për zyrtarët që kanë qenë të përfshirë në këtë rast. Kemi pasur dy procese që janë zhvilluar në inspektorat…. Mirëpo në të dy rastet, hetimet apo inspektimi që e kemi zhvillu ne kemi vetëm autoritet vetëm për pjesën e policës. E rasti i Gylenisteve ka qenë rast kompleks që ka përfshi Ministrinë e Punëve të Brendshme , AKI-në, ku ne nuk kemi pasur autorizim për hetim të mëtutjeshëm”, ka thën Hodaj.

Ai ka folur edhe për rastin e ish-komandantit të  stacionit policorë në Gjakovë, ku në këtë stacion nga zyrtarët policorë ishin torturuar disa qytetarë. Hodaj ka thënë se kanë bërë hetimet e nevojshme, ndërsa masat disiplinore i merr Policia e Kosovës.

“Proceduralit ne kur përfundojmë hetimet penale dmth rasti dërgohet prokurorit për trajtim më tutje dhe një koje e rastit e dërgojë standardeve penale për hetim administrativ…. Ky si rast penal është kryer hetimi nga ana jonë dhe pjesa disiplinore është kompetencë e Policisë së Kosovës”, ka thënë Hodaj. /BetimipërDrejtësi