Ndiqeni intervistën ekskluzive me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, z. Imer Beka rreth hetimeve për ngjarjet në Kuvendin e Kosovës.
Çfarë ka ndodhur sipas prokurorisë në seancat e Kuvendit të Kosovës ku u hodh gaz lotësjellës? Çfarë përgjegjësie mbajnë deputetët që u përfshinë në hedhjen e gazit lotësjellës? Çfarë hetimesh po zhvillon Prokuroria Themelore e Prishtinës për këto raste? Çfarë ndodhi me ndalimin, arrestimin apo kidnapimin e deputetit Albin Kurti? Ishte apo jo i ligjshëm ndalimi i tij? Si u zhvillua procedura ndaj tij? A ka Kurti dhe deputetët e tjerë imunitet për veprimet e tyre në Kuvendin e Kosovës? Çfarë po ndodhë me protestuesit, të cilët gjuajtën gurë mbi policinë dhe stacionin policor? Çfarë po ndodhë me personat që gjenden ende në paraburgim? Si po sfidohet Prokuroria nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët nuk po i përgjigjen ftesave për intervistim? Çka do të ndodhë me refuzimin e deputetëve Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli? A do të ndiqet edhe sigurimi i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, që ishte i përfshirë në seancën e Kuvendit?
Për të gjitha këto dhe më shumë ndiqeni sonte intervistën ekskluzive me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Imer Beka.
Gjatë emisionit do të ndiqni rubrikën e rregulltë “Në Kërkim” për të parë se kush janë tre prej personave më të kërkuar nga organet policore.
“Betimi për Drejtësi” të mërkurën prej orës 21:00, ndërsa ritransmetimi të nesërmen në mesditë.