Haxhiu për Vettingun: E rëndësishme është që do ta nisim këtë proces nga nivelet e larta

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ftuar në emisionin “Tempus” në KTV, duke folur rreth opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me Vettingun, tha se e rëndësishme është që ky proces do të fillojë nga nivelet e larta.

“Nga praktika e qeverisë, kur ka një disiplinë nga nivelet më të larta, natyrisht që kjo pastaj reflekton edhe tek nivelet më të ulëta. Por, e rëndësishme është që ne do ta nisim këtë proces me nivele të larta, e pasataj opinioni i Venecias iu referohet dy opsioneve, opsioni 2 dhe 3. Për të gjitha opsionet kërkon bashkëpunim edhe me akterë të tjerë, ta zëmë si përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe shoqërinë civile, i përmend në vazhdimësi, por edhe për opsionin dy i referohet ndryshimeve të tjera ligjore, që të fuqizojnë mekanizma aktual, të cilët pastaj do ta bëjnë punën e tyre në vlerësimin e integritetit të prokurorëve dhe gjyqtarëve”, tha ministrja Haxhiu.

Haxhiu shtoi se kanë synuar që i gjithë sistemi të futet në Vetting përmes mekanizmit të jashtëm, por kjo nuk është sugjeruar nga Venecia. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë