Haxhiu për çështjen e Byrosë: Opinioni i Venecias jep zgjidhje se si të bëhet

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në emisionin “Tempus” të KTV-së lidhur me çështjen e Byrosë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, tha se opinioni i Komisionit të Venecias, jep zgjidhje se si të bëhet.

“Në fakt, unë mendoj që opinioni i Venecias për Byronë është shumë më i mirë se opinioni për Vettingun, po mundohem me argumentu këtë, Por, ajo çfarë p’e kam pak problem është se po konsiderohet që Komisioni është trup që ia dërgon Projektligjin, ta qet vulën dhe ditën e mirë. Nuk po i referohem as Ehatit, as Megit, as juve, por disa qëndrimeve që sot ishin publike. Por, për ne si Ministri e Drejtësisë ka qenë e rëndësishme që kemi marrë një opinion. Për dallim prej KPK-së ku Venecia të ka bërë vërejtje, por s’të ka dhënë zgjidhje, tani ne u dashtë me u mundu qysh me gjet zgjidhjen. Këtu secilës pikë, ku gjashtë janë kryesore dhe ka disa rekomandime, edhe ato duhet me i vlerësu, por gjashtë janë kryesore, d.m.th. për bindjen time është jashtëzakonisht i mirëseardhur si opinion sepse përveç që ta jep vërejtjen, ta jep zgjidhjen”, tha Haxhiu.

Sipaps ministres, e rëndësishme është që konceptin e konfiskimit civil, opinioni i Komisionit të Venecias nuk e ka rrëzuar.

“E rëndësishme për MD, ku halli ka qenë kryesori i joni aty, është se Venecia e ka njohur konceptin e konfiskimit civil, atë s’na e ka rrëzuar. Kjo është tepër e rëndësishme”, shtoi ajo. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë