Haxhiu: Është gabim nëse dihet emri i Kryeprokurorit pa nisë procesi

Raporton: Elsa KOLLQAKU

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se është gabim nëse dihet emri i Kryeprokurorit të Shtetit, ende pa nisë procesi.

“Unë mendoj qe me këtë qasje po i bëjn dëm edhe emrave të përveçëm, do të thotë me qasjen qysh dihet emri i Kryeprokurorit ende pa nisë procesi, nuk bon kështu me ndodhë”, tha Haxhiu në “Tempus” të KTV-së.

Ministrja Haxhiu tha se kjo i dëmton proceset, duke shtuar se ky ka qenë procesi i vetëm në Kosovë që ambasadat më të rëndësishme kanë reaguar.

“Nuk ka pas proces të tillë në Kosovë që krejt ambasadat më të rëndësishme kanë reagu, nuk ka pas, nëse kanë reagu kështu të mbyllura, ka qenë i vetmi proces dhe unë besoj që vrejtje të tilla ose kundërshtime të tilla do të duhej t’i merrnim parasysh”, tha ajo. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë