Haxhiu: Është e rëndësishme që opozita të na ndihmojë në reformën në drejtësi, do i ftojmë në takime

Raporton: Elsa KOLLQAKU

Ministria e Drejtësisë, Albulena Hasxhiu tha se është e rëndësishme që opozita t’i ndihmojë në reformën në drejtësi, duke shtuar se të njëjtit do t’i ftojnë në takime.

“Është tepër e rëndësishme që edhe opozita në Kuvendin e Kosovës të na ndihmojë në reformën në drejtësi, ne nuk mund t’i dijmë të gjitha më së miri, absolutisht jo, ne bëjmë debate, diskutime profesionale në këto grupet punuese”, tha Haxhiu në “Tempus” të KTV-së.

Haxhiu tha se kanë plan që t’i ftojnë në takime kryetarët e partive politike të opozitës dhe jo vetëm, për të kërkuar mbështetjen e tyre për reformën në drejtësi.

“Besojmë që është shumë e rëndësishme ftesa nga kryeministri, ne jemi dakorduar me kryeministrin që ftesa do të shkojë shumë shpejt, po ashtu edhe uroj që t’i përgjigjen pozitivisht ftesës tonë”, shtoi ajo.  /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë