Haxhiu debaton me Miftarajn rreth opinionit të Venecias për Byronë

Raporton: Elsa KOLLQAKU

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka debatuar me drejtorin ekzekutiv të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, rreth asaj nëse sipas opinionit të Venecias i bie të rishkruhet ligji për Byronë.

“Unë nuk pajtohem me juve që thoni duhet me u rishkru komplet, nuk pajtohem me juve, pajtohem plotësisht me atë që rekomandimi i Venecias duhet me u adresu, secila prej tyre, 30, 6 prej tyre kryesore, disa janë teknike”, tha  Haxhiu në “Tempus” të KTV-së.

E kjo pasi që Miftaraj tha se tek Byroja i tërë ligji sipas Komisionit të Venecias, duhet të rishkruhet.

“Tek Byroja, tërë ligjin duhet me rishkru, krejt garancionet, çdo pjesë, prej të drejtave të lirive të njeriut, tek palët e treta që i permendet, tek si ka me funksionu Byroja, emërimi kërkon garanca shtesë të shkarkimit të drejtorit”, ka thënë Miftaraj.

Paraprakisht Haxhiu tha se është shumë e rëndësishme që reforma të cilën e kanë nisur të bëhet në mënyrën më të mirë.

Tepër e rëndësishme është domethënë reformën të cilën e kemi nisur qoftë në drejtësi, qoftë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, ta bëjmë në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse kush goditet nëse ne bëjmë keq, qeveria goditet, nuk është interesi i qeverisë m’u goditë”, tha ajo.  /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë