Hasani nga IKD: Mosveprimi i shtetit, shkak i dhunës në familje që përfundojnë me fatalitet

Raporton: Albijona HOXHAJ

Jeton Hasani, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se ka raste të shumta ku mosveprimi apo veprimi joadekuat nga ana e shtetit, ka sjellë deri tek dhuna në familje, e të cilat raste bëhen të mëdha vetëm kur përfundojnë me fatalitet.

“Ne si Institut i Kosovës për Drejtësi, kemi pas edhe raste të tilla që kemi referuar, duke i mbrojtur ato që i quajmë viktima të tërthorta pranë Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me shkeljen e të drejtës për jetë që ka rezultuar si pasojë e dhunës në familje dhe mosveprimit të autoriteteve shtetërore, por ka mbi një vit që ende gjykata nuk vendos”, ka thënë Hasani në “Tempus”.

Ai shtoi se është problematike pasi shkelje të tilla ndodhin vazhdimisht dhe kjo nuk duhet lënë vlerësimit të brendshëm të akterëve shtetëror si policia, prokuroria, por duhet vepruar organet mbikëqyrëse si Qeveria e Gjykata Kushtetuese.

Hasani ka thënë se me inkuperimin e Konventës së Stambollit tani do mund të gjenden fajtorët edhe për shkelje shumë të ulëta, dhe se Gjykata Kushtetuese duhet t’iu kushtojë më shumë vëmendje këtyre rasteve dhe mos t’i prolongojë. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë