Hasani: Byroja e Vettingu të bëhen nga ekspertët, jo nga grupet punuese në Kuvend

Raporton: Elsa KOLLQAKU

Jeton Hasani, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme e Vettingu duhet të bëhen nga ekspertët dhe jo nga grupet punese në Kuvend.

“Kjo për shkak që vërejtjet e Komisionit të Venecias kanë qenë tejet të mëdha për atë Projektligj dhe tanimë çdo element i tij do të thotë është i hapur për diskutim dhe më e keqja është që ky diskutim nuk do të bëhet nga grupet e ekspertëve pranë Qeverisë, ta zëmë pranë Ministrisë së Drejtësisë, por do të bëhen në Kuvendin e Kosovës dhe kjo është një aspekt problematik për  shkak se shpeshherë dinë të jenë joefikase grupet punuese të Kuvendit dhe do të thotë të shumtën e herëve janë të atilla ku politizojnë në mënyrë të skajshme dhe nganjëherë argumente profesionale dhe juridike është e vështirë te gjejnë vend”, tha Hasani në “Tempus” të KTV-së.

Ai shtoi se për këtë Projektligj, kanë bërë thirrje që t’i nënshtrohej një rishikimi nga Qeveria.

“Prandaj kemi bërë thirrje edhe më herët që ky Projektligj është dashur të tërhiqet nga Kuvendi si dhe t’i nënshtrohej një rishikimi të thellë nga ana e Qeverisë dhe pastaj të dërgohej në Kuvend kur të ishte gati”, tha Hasani. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë