Hapen dy lokale në Zhegër të Gjilanit, policia thotë se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme

67588108_2409499286040844_1272129838030782464_o
Author

Raporton: Teuta GASHI

Mars 25, 2020

Gjilan – Në Zhegër të Komunës së Gjilanit, të hënën, janë hapur dy lokale, në kundërshtim më vendimin e Qeverisë së Kosovës për mos hapje të tyre, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Këtë gjë e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi” zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

I njëjti ka thënë se policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me të gjitha mekanizmat ekzistues, për t’u siguruar mbrojtje sa më efektive të gjithë qytetarëve.

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar edhe me prokurorin kujdestar të Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Gjilan, Esat Ademi, i cili tha se gjatë këtyre ditëve kanë pasur vetëm një rast.

“I vetmi rast që është paraqitur në këtë departament është ai i dhunës në familje, për të cilin rast është caktuar masa e paraburgimit”, ka thënë prokurori Ademi.

Kurse, i kontaktuar nga Betimi për Drejtësi”, prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, Arben Kadriu ka bërë të ditur se në departamentin në fjalë nuk kanë pranuar asnjë rast. /BetimipërDrejtësi