Hap lokalin e tij në Ferizaj dhe shërben pije, rast shkon në procedure të rregullt

Police
Author

Raporton: Alban MEHMETAJ

Maj 21, 2020

Ferizaj–  Të mërkurën është raportuar se një person në Komunën e Ferizajt, është hasur në lokalin e tij duke u shërbyer pije disa personave, në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës për mbrojtje nga koronavirusi.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 23:30 minuta.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit rasti është vazhduar në procedurë të rregullt.

Ndryshe, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” nga neni 250 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, dënohet me burgim deri në dy (2) vjet”, thuhet në nenin e lartcekur të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi