Hap furrën për të shitur kafe e pije, arrestohet pronari i saj së bashku me një person tjetër që hapi lokalin e tij

75474109_2653368191408806_4433748482586574848_o
Author

Raporton: Liridon PNISHI

Mars 25, 2020

Prizren – Të martën në Prizren janë arrestuar dy persona, për shkak të mos respektimit të masave mbrojtëse të Qeverisë së Kosovës, ndaj virusit Covid-19.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës në Prizren, dy të dyshuarit nuk kanë respektuar masat mbrojtëse të Qeverisë së Kosovës, të njëjtit janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Në raport thuhet se njëri nga të arrestuarit kishte filluar që në furrën e tij të shiste kafe dhe pije, ndërsa i arrestuari tjetër kishte hapur lokalin e tij.

Të njëjtit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Betimi për Drejtësi